“Pavel Shatev” nxjerr VMRO-DPMNE-në me udhëheqësi më kualitative

Në periudhën prej 16 deri më 19 shkurt Instituti “Pavel Shatev” ka bërë anketë telefonike me 1450 të anketuar me qëllim të gjetjes të qëndrimeve të qytetarëve nga Maqedonia për shumë pyetje aktuale politike në vend. 

Në këtë hulumtim që u aplikua në nivel të Republikës së Maqedonisë u përfshinë të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, si dhe shumë karakteristika demografike të popullatës posaçërisht gjinia, përkatësia etnike dhe mosha, por u bë ndarja edhe sipas vendeve rurale dhe urbane për banim, ku Shkupi është marrë si tërësi e veçantë. 

Sipas të dhënave nga anketa, në pyetjen cila parti politike ka udhëheqësi më kualitative dhe më të aftë, 38,9% janë përgjigjur se ajo është VMRO-DPMNE, ndërsa 21,6% janë përgjigjur se ajo është LSDM. Bile, 39,3% e qytetarëve të anketuar mendojnë se VMRO-DPMNE ka program më të mirë ekonomik, 19,2% mendojnë se ajo është LSDM, ndërsa 41.5% janë përgjigjur me se nuk e dinë. 41,1% e qytetarëve të cilët u përfshinë në anketë, mendojnë se VMRO-DPMNE plotëson premtimet e dhëna ndaj qytetarëve, derisa nga ana tjetër, 22,4% mendojnë të kundërtën. 

Në pyetjen se a mendoni nëse LSDM vjen në pushtet do të plotësojë premtimet e dhëna kah qytetarët, 59,3% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk do të jetë ashtu, ndërsa vetëm 18,4% mendojnë se LSDM do të mbante premtimin. 

17,5% mendojnë se masat ekonomike të cilat i propozon LSDM janë kualitative dhe mirë të menduara, ndërsa 59,6% konsiderojnë se masat ekonomike të propozuara nga LSDM janë joreale dhe në drejtim të fushatës parazgjedhore. 36,1% e qytetarëve përkrahin qëndrimet e VMRO-DPMNE për emrin, 16,5% për LSDM, ndërsa 20,1% janë përgjigjur se nuk përkrahin qëndrimet e asnjërës prej tyre rreth çështjes së emrit. Ndryshe në këtë anketë nuk janë përfshirë partitë politike shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button