Një gjykatë në Bangladesh i dënoi me varje 26 persona

Një gjykatë në Bangladesh sot i dënoi me vdekje 26 persona, duke i përfshirë edhe tre oficerë të lartë të forcave elitare të sigurisë në vend, pasi i shpalli fajtorë për vrasjen e disa personave, të cilët u rrëmbyen para një stadiumi për kriket.

Trupat e viktimave janë gjetur në një lumë, në prill të vitit 2014, tre ditë pasi dëshmitarët thonë se i kanë parë se si i çojnë në një automjet para stadiumit në qytetin Narjangani.

Gjykatësi në këtë rast i dënoi të gjithë 35 të akuzuarit në rast, duke i përfshirë edhe 25 anëtarët e batalionit për reagim të shpejtë. Për njëzetë e gjashtë personave të dënuar dënimi është vdekje me varje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button