Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, do të mbaje mbledhje të jashtëzakonshme

Pas vendimit të BDI-së, për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale dhe kërkesës për shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas të dhënave të transmetuara nga “Pres 24”, partia qeverisëse do të ketë një takim të zgjeruar me partnerët e koalicionit, që do të mbahet menjëherë pas kthimit të kryeministrit Nikolla Gruevski nga vizita jashtë vendit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button