Moti sot në Maqedoni

Moti në mëngjes në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, dhe me erë mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Gjatë ditës vranësirat gradualisht do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore nëpër malet e vendit pritet nga fundi i ditës të ketë reshje të përkohshme të borës, ndërsa në vendet më të ulëta të shiut dhe borës. Në male shtresa e borës do të rritet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -15 deri në -6, ndërsa ajo e ditës prej 1 deri në 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, por nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri -13, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri dy gradë.

Të dielën pritet stabilizim kalimtar, ndërsa prej të hënës do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të borës me intensitet të ndryshueshëm.Vetëm në disa vende më të ulëta reshjet do të jenë nga shiu dhe bora.

Mbylle

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button