Komisioni i Senatit e konfirmoi Xhejms Matis si shef të ri të Pentagonit

Komisioni i forcave të armatosura të Senatit amerikan mori vendim që të lejojë gjeneralin e pensionuar Xhejms Matis të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së, njoftojnë agjencitë e huaja.

Me 24 vota “pro” dhe tre “kundër” komisioni i senatit vendosi që të bëjë një përjashtim nga Ligji i kontrollit civil ndaj armatës amerikane, i cili Matisit nuk i lejonte që të merrte funksionin, sepse nuk e plotëson kushtin – të kalojë si civil shtatë vite pas përfundimit të shërbimit ushtarak. Matis u pensionua nga armata në vitin 2013.

Para se Matis të vijë në krye të Pentagonit këtë vendim komisioni duhet që ta miratojë edhe në seancë plenare të Senatit, nga komisioni i forcave të armatosura të Dhomës përfaqësuese dhe nga Dhoma e poshtme e Kongresit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button