Lopez bashkon të dashurin dhe ish të dashurin

Edhe pse në shumë raste ky mbetet mik, tek këngëtarja dhe aktroja e njohur Jennifer Lopez është çdo gjë e mundshme. E kështu edhe harmonia që mbretëron në familje. Kjo pasi që bëhet e ditur se ish bashkëshorti Marc Anthony është mik i mirë me të dashurin e saj aktual Casper Smart..

Edhe pse është e natyrshme që të jenë rival pasi që mes tyre qëndron gruaja të cilën e duan, kjo nuk i ka ndalur që të miqësohen. E për më tepër as dallimi në moshë nuk po i paraqet problem. Bëhet fjalë për këngëtarin Marc Anthony, ish bashkëshortin e këngëtares Jennifer Lopez dhe valltarin Casper Smart të dashurin aktual të saj.

Marc Antoni në një intervistë publikisht ka treguar se ai dhe Casper janë miq të mirë, ndërsa ka theksuar se ka respekt të veçantë për të. “Jemi njoftuar menjëherë pasi që Jenny ka filluar lidhjen me të. Ai është djalë i mrekullueshëm, është jashtëzakonisht i mirë me fëmijët e mi dhe për këtë e respektoj shumë. Të them të drejtën ne jemi miq tash e dy vjet”, ka thënë Anthony, duke shtuar.

“Jam i lumtur për Jennifer që ka gjetur një mashkull të mirë si ai. E dua si shoqe dhe për këtë ia dëshiroj të gjitha të mirat”, ka thënë më tej Marc. Këngëtari Marc Anthony dhe Jennifer Lopez kanë qenë të martuar për shtatë vjet dhe nga ajo martesë kanë një djalë e një vajzë binjakë.

Lajme të ngjashme

Back to top button