Ivanov përgatit pankartat për garën presidenciale, para konventës zgjedhore

Nëpër internet faqet po sillen disa linqe të cilat tregojnë pankarta të përpunuar për zgjedhjet parlamentare të kandidatit veç më të zgjedhur për president shteti nga VMRO-DPMNE. 

Kjo edhe pse mbajtja e Konventës së VMRO-DPMNE-së në të cilën zyrtarisht duhet të zgjidhet kandidati i kësaj partie, ka afat edhe tre ditë, paralajmëron Jove Kekenovski. 

“Ftojmë kryetarin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski ose sekretarin gjeneral të kësaj partie t’i drejtohen opinionit dhe të tregojnë kush nga partia qëndron pas kësaj ose në qoftë se bëhet fjalë për tentim që të distancohen prej tij. 

Në të kundërtën, nëse fituesi për kandidat për president është qysh përpara i njohur, atëherë mbajtja e Konventës humb sensin e vet”, thotë Kekenovski, i cili i pari është paraqitur për kandidat në Konventën në të cilën të shtunën VMRO-DPMNE do të duhet të zgjedhë me kë do të garojë në këto zgjedhje parlamentare. 

Dje VMRO-DPMNE kumtoi se në garën e brendshme ka hyrë edhe kandidati i tretë Bozhidar Noçev. Afati i dorëzimit të kandidimeve në VMRO-DPMNE skadon sonte në ora 20.

Lajme të ngjashme

Back to top button