Numër rekord i vetëvrasjeve nga Golden Gate

46 njerëz janë vetëvrarë, duke u hedhur nga 67 metra lartësi.

Vitin e kaluar ka pasur një numër rekord të njerëzve që kanë kërcyer nga Ura Golden Gate në San Francisco, në kërkim të vdekjes.

Fondacioni që monitoron numrin e vetëvrasjeve nga ura ka thënë se 46 njerëz janë vetëvrarë, duke u hedhur nga 67 metra lartësi.

Po ashtu mësohet se policia ka zhbindur 118 persona nga kryerja e vetëvrasjes.
Ura është 1,280 metra e gjatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button