Sektori politik sfidon Komisionin për Parandalimin e Korrupsionit

Realizim më të madh, Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit  ka në sektorin e doganës, në shëndetësi, punë dhe politikë sociale, arsim dhe sport, ndërsa realizim më të dobët në sektorin politik, ku prej 9 aktiviteteve të parapara, tre janë në vijim të realizimit, ndërsa 6 nuk janë realizuar.

Këtë sot e informoi kryetari i KSHPK-së, Gjorgi Sllamkov. Si KSHPK në sektorin politik, theksoi Sllamkov, kërkojmë zbatim të aktiviteteve me të cilat do ta forcojmë pozitën e Komisionit.

“Kërkojmë të kemi kontroll në punën vijuese financiare të partive politike dhe deri te ne të dorëzohet raport përfundimtar vjetor financiar i partisë, të na dorëzohet kontroll në burimet bankare nga xhiro llogaritë e tyre si punë vijuese. Gjatë fushatës propozojmë dhe sërish do ta kërkojmë të njëjtën, edhe pse në Kodin zgjedhor nuk vendoset raporti përfundimtar financiar për fushatë gjegjësisht xhiro llogaria dedikuese që të mbyllet me parashtrimin e raportit përfundimtar”, deklaroi Sllamkov.

Sipas tij, transparenca e partive është krejtësisht një çështje tjetër, por KSHPK-ja, sërish kërkon përforcim të pozitës në lidhje të kësaj problematike. Vërejtje serioze, nënvizoi ai, kur bëhet fjalë për sektorin politik, KSHPK-ja ka edhe për Ligjin për lobim, që duhet të pësojë ndryshime të caktuara për efektuimin e tij më të madh. Kur bëhet fjalë për autorizimet diskrecionale megjithatë, KSHPK-ja kërkon zbatimin e analizës për atë se ku ka autorizime diskrecionale, ku janë të nevojshme, ku nuk janë dhe nëse rezultojnë me sjellje korruptuese.

Sllamkov dërgoi apel deri te të gjitha institucionet që të investojnë shumë më shumë përpjekje dhe energji, që punët më shumë të lëvizin.

Lajme të ngjashme

Back to top button