KSHPK-ja ka hapur 50 lëndë për funksionarët të cilët nuk kanë dorëzuar listat anketuese

Për vitin 2014, KSHPK-ja ka hapur lëndë korruptuese për raportin e revizorit për Agjencinë për investime të huaja, dje është hapur lënda për Komisionin rregullator për energjetikë, për hapësirë të parkingut në Komunën e Kumanovës, për komunën e Gostivarit për keqpërdorim të furnizimeve publike nga ndërmarrja komunale, është hapur edhe lënda për anëtarësim të kryetarit të Lidhjes së sindikatave në bordin drejtues, për ndërhyrje investuese në komunën e Gradskos.

Sllamkov informoi se janë hapur edhe lëndë në lidhje me rastin për qëndrimet e deputetëve Sillvana Boneva dhe Radmila Sheqerinska. për rastin me gjendjen pronësore gjegjësisht banesën e ministres së Punëve të brendshme Gordana Jankulloska, në bazë të hulumtimit të KSHPK-së, konfirmoi se nuk ka hapësirë për të vepruar.

Në lidhje të qirasë prej 5 mijë euro për banesën e Sheqerinskës, ai theksoi se KSHPK-ja është drejtuar deri te DAP-i për kontroll të të dhënave dhe të marrëveshjes. Në lidhje me gjendjet pronësore dhe paraqitjet e ndryshimeve në listat anketuese, Sllamkov konfirmoi se lëshimet në tetor të vitit të kaluar janë nga a e KSHPK-së, por tani, pohoi, punët janë ndryshuar në mënyrë drastike dhe lëshime të tilla në të ardhmen nuk do të ketë.

KSHPK-ja, informoi ai, filloi projekt dyvjeçar, në të cilin janë edhe listat anketuese, ndërsa kërkon të bëhet interkonektim në bazë të të dhënave të të gjitha institucioneve kompetente dhe KSHPK-ja në çdo kohë të kryejë kontroll në të dhënat.

Më me rëndësi, konsideron Sllamkov është që të sillet regjistër i funksionarëve në shtet që të bëhet e ditur prej kur dhe deri kur një person është funksionar dhe e ka obligimin ligjor për paraqitjen e gjendjes pronësore.

Në vitin 2013, KSHPK-ja ka dorëzuar nëntë iniciativa për ndjekje penale, 35 kërkesa deri te DAP-I për analizimin e gjendjes pronësore të bartësve të funksioneve publike, janë hapur 25 lëndë korruptuese, 15 vërejtje publike për mosrespektimin e përplasjes së interesave, 2.600 lëndë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button