Reporterët pa kufij: Gazetarët në Maqedoni punojnë nën presion dhe censurë

Shefi i zyrës së “Reporterëve pa kufij” për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Antoan Eri vlerëson se Maqedonia e meriton vendin e 123-të ku edhe është radhitur në listën për liritë mediave këtë vit që paraqet ulje për 84 vende për vetëm katër vjet.

Ai sot në Shkup tha se Maqedonia për vitin 2014 ka raport të keq dhe se bëhet fjalë për një ulje marramendëse që paraqet erozion të lirisë dhe shprehjes në vend.


“Pse Maqedonia është e radhitur aq poshtë. Konteksti ën Maqedoni është ën të njëjtën kohë edhe i thjeshtë edhe i komplikuar. Është i thjeshtë sepse mund të përshkruhet me një fjalë: autocenzurë. Autocenzra ka arritur në atë shkallë sa që gazetarët duhet ta kryejnë profesionin e tyre në klimë që është për çdo ditë e më e rëndë dhe ta ndal frymën.  Qeveria e Maqedonisë ka ndikim që është e patolerueshme dhe më vjen shumë keq për këtë”, tha Eri.

Ai theksoi edhe rastin me gazetarin Tomisllav Kezharovski duke theksuar se ky rast shumë rëndë e ka prekur këtë profesion me atë që mund të quhet “çiling efekt” dhe ky rast ka ndikuar në gjithë profesionin. 

Debati me ekspert francez dhe maqedonas është mbajtur në organizim të Institutit ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut dhe Ambasada e Francës në temën “Liria e mediave: krahasim i praktikës juridike në Francë dhe në Maqedoni”. Në debat ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të fondacionit Metamorfozis.

Lajme të ngjashme

Back to top button