Eva Longoria: Fëmijët nuk janë prioriteti im!

Aktorja e njohur Eva Longoria ka treguar se si tani për tani fëmijët dhe martesa nuk janë prioriteti i saj.

“Planifikimi i familjes dhe fëmijëve nuk janë në planin tim të parë. Dhe definitivisht nuk mendoj shumë për këtë”, ka thënë njëra ndër femrat më të bukura në botë, e cila është në lidhje me biznesmenin Antonio Baston, i cili njëherësh është drejtori i mediumit ‘Televise’.

Përveç kësaj aktorja ka thënë që është shumë e ngarkuar me punët e saj rreth karrierës dhe rreth projektit të saj në serialin ‘Devious Maids’, i cili dita ditës po bëhet edhe më i famshëm.

Ndryshe bukuroshja Longoria ka theksuar se është e lumtur në krahët e të dashurit të saj dhe nuk i interesojnë më meshkujt më të ri në moshë. Sipas saj me atë ajo ka dashur vetëm të tregojë se mund të ketë kënd dëshiron.

Lajme të ngjashme

Back to top button