Shkup: Studentët e Preshevës, letër e hapur Ali Ahmetit

Studentët e Luginës së Preshevës sot pas një takimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës i kanë drejtuar një letër të hapur kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe rektorëve të dy universiteteve në Maqedoni USHT dhe UEJL për të shmangur problemin e ndalesave të studentëve shqiptarë të këtij rajoni nga ana e autoriteteve kufitare shtetërore të Maqedonisë nëpër pikat kufitare.

Në letrën e hapur kërkohet që të mundësohet zgjidhja e problemit te lejeve të qëndrimit të studentëve të Luginës se Presheves që studiojnë në Maqedoni.

“Studentët e Luginës së Preshevës në pamundësi për të kryer obligimet në ambasadën e Maqedonisë në Beograd për shkak të largësisë, kërkojmë nga Ju që të shfrytëzoni autoritetin Tuaj në shërbim të zgjedhjes së këtij problemi. Ju lutemi Juve që të bëni përpjekje ndaj institucioneve të Republikës së Maqedonisë që studentët nga Lugina e Preshevës të marrin lejet e qëndrimit në vendin ku studiojnë apo edhe në administratën kufitare”, thuhet në kërkesën drejtuar Z. Ahmeti, shkruan Iliriapres.

Ditë më parë studentët e Luginës u ndaluan nË kufi me arsyetimin për probleme me lejen e qëndrimit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button