Juventusi favorizohet nga gjyqtarët

Juventus kryeson i vetëm në Serie A, por polemikat nuk mungojnë për favorizimet ndaj ekipit të Antonio Conte.

Gazeta vendase “Corriere dello Sport” ka publikuar momentet ku nuk janë marra masa ndaj Juventus. Gola në pozcione jashtë loje, 11-metërsha të paqenë ose të padhënë në favor të kundërshtarit.

Në shkrimin e ditës së martë janë vendosur disa ndeshje ku torinezët janë favorizuar. E fundit sipas gazetës ka qenë në derbin me Torino.

Një 11-metërsh i padhënë për kundërshtarët dhe një karton i kuq për Vidal. Në listën e Juventus ka gola të parregullt me Verona dhe me Napoli, por edhe 11-metërsh i paqenë me Genoa. Në listë edhe 1 gol i anuluar i Chievo. Mesa duket Juventus po shkon drejt titullit kampion mes polemikave./ KlanTv

Lajme të ngjashme

Back to top button