Si e komentojnë listën e Shangajit, USHT dhe UEJL

Dje u publikua Lista e Shangajit me rangimin e universiteteve të Maqedonisë. Universiteti Shtetërorë i Tetovës, është ranguar i nëntë në listë (apo për katër vende më lartë se para dy vitesh), ndërsa Universiteti i Evropës Juglindore, është ranguar i treti (apo një vend më poshtë se para dy vitesh).

Për zyrtarë të USHT-së, ky universitet meriton të rangohet në pozita më të larta.

‘Duke analizuar kriteret me të cilat vlerësohen universitetet publike në Maqedoni, ne besojmë se USHT-ja do të duhej të ishte në pozita shumë më të larta nga ajo siç është ranguar tani. Ne vlerësojmë se rritja e numrit të studentëve, që shënon nga viti në vit tek ne, është një nga kriteret themelore se besueshmëria e universitetit tonë është shumë më e lartë nga ajo që është ranguar në Listën që ju përmendni. USHT-ja ka shënuar edhe hapa të tjerë përpara si për organizimin e disa konferencave shkencore ndërkombëtare, botimin e punimeve shkencore të profesorëve tanë në revistat kombtare, ka bërë investime të mëdha në infrastrukturën e universitetit…’ tha Selam Sulejmani, nga sektori për marrëdhënie me opinion i USHT-së.

Demush Bajrami, zëdhënës në Universitetin e Evropës Juglidore (UEJL), përshëndet faktin që ky universitet është i pari prej shqiptarëve në listë.

‘Lista e Shangajit e cila paraprakisht ishte realizuar para dy vitesh e nxorri UEJL-në, ndër dy universitetet më të mira në Maqedoni, kurse tash në tre universitetet më të mira në Maqedoni.  Kjo Listë e Shangajit ka edhe momente të caktuara që kanë të bëjnë me qëllime të caktuara që dedikimi kryesor është në shkencë dhe akademi, pra dedikuar mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor. Në këtë pikpamje UEJL-ja, është i lartësuar në ato pozita, në fakt edhe këto kanë qenë pretendimet dhe vazhdojnë të mbeten kryesore për të pas një universitet model, unik në këtë cep të Ballkanit Përendimor. Vazhdojmë me punën dhe përpjekjet tona vërtetë për tq qëndruar në pozitat e një universiteti lider’ tha Bajrami.

Rangimi i universiteteve rregullohet me ligjin për arsim të lartë ndërsa rangimi i tretë pritet të publikohet pas dy vitesh.

Rangimi i dytë i universiteteve në Maqedoni: 

1. Universiteti “ Shën Kirili dhe Metodi”- Shkup

2. Universiteti “ Goce Delçev”- Shtip

3. Universiteti i Evropës juglindore- Tetovë

4. Universiteti për shkenca teknologjike dhe teknologji “Shën Apostol Pavle”- Ohër 

5. Universiteti “ Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir

6. Universiteti Kolegji amerikan-Shkup

7. Universiteti ballkanik ndërkombëtar- Shkup

8. Universiteti FON-Shkup

9. Universiteti Shtetëror i Tetovës ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button