Tribunë: Politika fut dorën edhe në arsim

Politizimi i Arsimit është një problem i cili ndikon në cilësinë e arsimit në vend, ndërsa sistemi i Bolonjës që implementohet në Univerzitetet e Maqedonisë ka bërë që të ulet kualiteti i arsimit tek studentët.

Këto ishin konkluzionet në tribunën e organizuar nga Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës – Studime të disperzuara në Shkup të titulluar “Cilësia e Arsimit në Republikën e Maqedonisë”.

“Politizimi është një problem i cili ndikon në cilësine e arsimit. Ai po ashtu shprehi rezerv edhe tek sistemi i Bolonjës, këtu ai theksoi se: Sistemi i Bolonjës i cili u inaugurua në Bolonjë në vitin 1999 dhe që u implementua edhe tek ne, bëri që të ulet kualiteti i arsimit tek studentët”, deklaroi profesor Mevludin Ibishi ligjërues në Universitetin Ndërkombtar Ballkanik në Shkup.

 “Duke marrë parasysh se verseti i parë që iu shpallë Muhamedit a.s qe verseti Lexo, që këtu na bëhet e qartë se studimi në islam është obligim hyjnor, që nuk mund të anashkalohet. Studentët tanë një herë e përgjithmonë duhet ta kuptojnë se qëllimi i studentit është që të marr dije e jo diplomë”, deklaroi teologu Qenan Ismaili.

Në këtë tribunë i pranishëm ishte edhe Driton Kuqi  i cili në rolin e përfaqësuesit të USHT-së, studime të disperzuara në Shkup përshëndeti tribunën në fjalë. Ndër tjerash ai çmoi lartë rolin e FRI me shpresë që edhe në të ardhmen të intensifikohet bashkëpunimi.

Vlen të përmendet se kjo tribunë vjen si rezultat i kampanjës së ndërmarr nga FRI në disa universitete të RM.

Lajme të ngjashme

Back to top button