Perdju: Marrëveshja e Ohrit duhet të implementohet plotësisht

Ish ambasadori amerikan Xhejms Perdju, gjatë qëndrimit në Qendrën për trashëgimi kulturore të shqiptarëve në Shkup, porosit lidërët e partive politike që të angazhohen më shumë në implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Njëri ndër kreatorët e kësaj marrëveshje, Perdju,  theksoi se Marrëveshja e Ohrit është produkt i një kompromisi nga të dyja palët, dhe se shumë çështje për të cilat ende ka kritika për mos implementim e tyre, duhet të shtyhen përpara nga ana e forcave të këtushme udhëheqëse. 

Ai bëri thirrje për angazhim më të madh në procesin e arritjes së mirëbesimit dhe pajtimit mes popujve, por sugjeroi që më shumë të ketë veprime konkrete nga forcat politike dhe qytetarët, e të mos presin shumë nga Uashingtoni zyrtar apo komuniteti ndërkombëtar. 

Ndryshe, Drejtori i ITSHKSH-së, Shefqet Zekolli, falënderoi mikun amerikan për vizitën, dhe theksoi rëndësinë e madhe për mbështetjen e dhënë nga administrata amerikane për shumë procese pozitive të cilat zhvillohen në Maqedoni.

Sipas diplomatit amerikan Marrëveshja e Ohrit është themeli i ardhmërisë së Maqedonisë evropiane dhe për këtë qëllim lidershipi politik duhet të jap maksimumin në përmbushjen e saj. Ai dhe diplomati evropian, Fransoa Leotar ishin ndërmjetësin kryesor për përfundimin e konfliktit dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button