Policia e arrestoi Mesut Ozilin

Përforcimit më të shtrenjtë në historinë e Arsenalit ditëve të fundit nuk po i ecin punët mirë. Në të vërtet, gjermani Mesut Ozil të hënën në mbrëmje është sjell në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje.

Ozil akuzohet se me makinën e tij ka bërë përpjekje që të shkel një fotograf, pasi ky i fundit ka dashur ta fotografojë.  Fotoreporteri ka dhënë një deklaratë në polici ku ka thënë se makina e Ozilit e ka goditur në dorën e tij të djathtë. Policia angleze ka arrestuar Ozilin për të kuptuar nëse ka vend për aktakuzë.

Lajme të ngjashme

Back to top button