BDI-PDSH, kush fiton pika politike me shqipen në Shkup?

Mos marrëveshjet e fundit rreth përdorimit të dy gjuhësisë në nivel të Qytetit të Shkupit, që kulminoi me vendosjen e udhë përshkruesve vetëm në maqedonisht, për PDSH-në janë skenare të organizuara nga BDI dhe VMRO-DPMNE-se. Akuzoi kështu këshilltari në Qytetin e Shkupit Idriz Orana, duke komentuar kështu prononcimet e zyrtarëve të BDI-së të cilët thanë se kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, ka pranuar se kjo është bërë pa tendencë, ndërsa fajin e ka hedhur tek shërbimet juridike duke premtuar zgjidhje të mos marrëveshjeve.

‘Ajo që po ndodh këto ditë rreth mos zbatimit të gjuhës shqipe nga organet kompetente është një marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-së, gjoja se janë duke e zgjidhur një gjë e cila veç se është më e rregulluar, në bazë ligjore dhe të gjitha aktet që i ka sjellë Kuvendi i  Qytetit i Shkupit edhe ajo falë PDSH-së të cilët kanë qenë në qeverisje me VMRO-DPMNE-në në vitin 2005-2008’ tha Orana.

Qemal Musliu, Këshilltarë i BDI-së në Qytetin e Shkupit, reagimin e PDSH-së e quan të motivuar politiisht, pasi siç tha në asnjë mënyrë gjuha nuk guxon të shërbejë si mjet për të përfituar politikisht.

‘Ndoshta nuk duhet të lëshohemi shumë e ti komentojmë akuzat e PDSH-së. Ne e patëm një takim me kryetarin e Shkupi dhe vlerësuam së bashku se duhet të formohet një Komision dhe të bazohemi në Kushtetutën e RM-së, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Ligjin për Qytetin e Shkupit si dhe statusin e Qytetit të Shkupit ku janë të sanksionuara në mënyrë decide mënyra e përdorimit të gjuhës shqipe’ tha Musliu.

Ditë më parë, situata e tensionuar ndërpreu seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, pasi të deleguarit shqiptarë kërkuan informacion për vendosjen e tabelave një gjuhësore.

Kjo uli në tryezë kreun e Shkupit Trajanovski dhe Mexhitin e Komunës Cair, i cili pas takimit tha se Trajanovski së shpejti do të vërteton se administrata ka bërë një lëshim dhe se të njëjtat do të evitohen./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button