Funksionarët e VMRO-DPMNE-së, favorizojnë Ivanovin për kandidat

Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski është njëri ndër figurat e larta të VMRO-DPMNE-së, i cili  i ka dhënë përkrahje kandidaturës së Gjorgje Ivanovit, për mandatin e dytë presidencial, njofton “Press24”.

Përkrahjen për kandidatin presidencial, Gjorgje Ivanov, përveç Stavrevskit e kanë dhënë edhe funksionar të tjerë si Antonio Milloshovski,  kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, kryetari i komunës  Aerodrom Ivica  Konevski dhe drejtori i NPT, Goran Trajkovski. 

Për kandidaturën e tij, Gjorgje Ivanov, tash më e ka siguruar edhe përkrahjen e kryetarit të Ohrit, Bakracevski.

Përkrahjen për presidentin aktual e ka dhënë edhe kryetari i Unionit të forcave të reja Vlladimir Nellovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button