Parlamenti boshatis depon e ligjeve, pa opozitën

Shumica parlamentare pa opozitën, voton ligje me procedurë të shkurtuar. Gjithsejtë 62 deputetë të qeverisë , aq sa është edhe minimumi i arritjes e forumit të nevojshëm, njëzëri miratojnë ligje, të gjithë në procedurë të shkurtuar.
 
Parlamenti është duke shpejtuar, për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare të parakohshme që mund ët ndodhin.

Rreth 130 ligje në mënyrë urgjente duhet që të votohen në sesionin e fundit parlamentar. Këtu përfshihen ligje nga të gjitha sferat që kanë të bëjnë me qytetarët e Maqedonisë. Këtu janë ndryshimet në ligjin për policinë, arsim, etj.

Sipas opozitës, kjo tashmë është e qartë për atë që bënë VMRO-DPMNE, por është e paparë në demokracinë parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button