Blero nuk lodhet për fjalët, bënë tifo për Ramën

U tha se ai dhe Teuta Krasniqi i kanë dhënë fund martesës. Kështu të paktën është shkruar gjithkund nëpër mediat në vend.

E derisa thuhet se këngëtari Blero dhe Krasniqi tashmë kanë nënshkruar shkurorëzimin, ndërsa vajza Tara vazhdon të jetojë me nënën, gjë që për mediat e ka mohuar Blero, këngëtari ka vendosur që të vazhdojë jetën e tij, duke mos dashur të komentojë më gjatë.

Madje derisa kohë pas kohe shpërndan foto të Teutës dhe Tarës përmes rrjeteve sociale, duke i cilësuar dy të dashurat e tij, këngëtari gjithashtu këtë të diele ka shijuar ndeshje futbolli duke bërë tifo për lojtarin e mirënjohur shqiptar, Valdet Rama.

Rikujtojmë se Rama dhe Blero janë dy miq shumë të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button