“Tensionohen” marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës

Pas ardhjes në krye të presidencës së Olexander Turchynov-it, si president i përkohshëm i Ukrainës,  Rusia ka tërhequr ambasadorin e saj në Ukrainë. Kjo lëvizje sipas qeverisë ruse është bërë për shkak të situatës së keqe në Ukrainë. Tërheqja e trupit diplomatik të Rusisë, vjen menjëherë pas deklaratave të presidenti Turchynov, i cili tha se Ukraina tashmë do të fokusohet në bashkëpunimin e ngushtë me BE-në, duke lënë kështu të nënkuptohet se do të largohet nga Rusia, raporton BBC. 

Refuzimi i ish-presidentitYanukovych për një marrëveshje tregtie me BE-në, në favor të lidhjeve më të ngushta me Rusinë, shkaktoi trazira të mëdha në vend, trazira të cilat rrezikuan që vendi të përfshihej nga një luftë të mundshme civile. 

Nga konflikti, i cili mundi të pushonte vetëm ditën e premte, ku u arrit një marrëveshje ndërmjet protestuesve dhe qeverisë me ndërmjetësimin e BE-së, u shkaktuan 77 viktima dhe u plagosën 577 të tjerë, ndërmjet tyre edhe policë e gazetarë. 

Ndërkohë shefja e politikës së jashtme të BE-së pritet të mbërrijë në Kiev ditën e hënë, për të diskutuar rreth mbështetjes së BE-së për Ukrainën. Ashton pritet të diskutojë për një zgjidhje të mundshme të krizës politike në Ukrainë, si dhe për ndihmën që do t’i jepet për të stabilizuar situatën ekonomike në vend./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button