G20: Të gjenerojmë 2 trilionë dollarë shtesë

Zyrtarët e 20 ekonomive më të mëdha të globit kanë vendosur një objektiv, për të gjeneruar 2 trilionë dollarë shtesë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke krijuar dhjetëra milionë vende të reja pune dhe sinjalizon se periudha më e keqe tashmë ka kaluar.

Në komunikatën përfundimtare të takimit 2-ditor të ministrave të financave dhe guvernatorëve të G20-ës, që u zhvillua në Sydney, u ra dakord të ndërmerren hapa konkretë për të rritur investimet dhe punësimin, përveç reformave.

Grupi i 20 përfaqëson rreth 85% të ekonomisë globale. “Ne do të zhvillojmë politika ambicioze por realiste për të rritur Prodhimin e Përgjithshëm Global me një shtesë prej 2% në 5 vitet e ardhshme”, thuhet në komunikatën përfundimtare të G20.

Sekretari Australian i Thesarit, Joe Hockey, që ishte dhe pritësi i takimit, deklaroi se ky plan shënon një faqe të re për bashkëpunimin e G20-ës.

Australia po mban presidencën e radhës të G20-ës, duke pasur Rusinë, ndërsa në 2015 do të jetë radhë e Turqisë që do të kryesojë këtë grup. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon një rritje ekonomike prej 3.75% për këtë vit dhe 4% për vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button