Ngushëllim nga presidenti Ivanov deri te presidenti turk Erdogan

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e sulmit në Stamboll, shprehi ngushëllime deri te presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

“Me tronditje të thellë e pranova lajmin për tragjedinë në Ortakoj, Stamboll, në të cilën e humbën jetën 39 persona. Pa marrë parasysh atë se ku jetojmë, humbja e tillë tragjike e jetëve të reja të pafajshme është edhe një përkujtim se duhet të qëndrojmë bashkë dhe të fuqishëm në emër të njerëzimit dhe të bëjmë gjithçka për mirëqenien e fëmijëve tonë. Në këto momentet të mërzisë së thellë, më lejoni në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të shpreh ngushëllim të sinqertë. Mendimet tona dhe lutjet janë me familjet të cilët i humbën të dashurit e tyre”, thotë presidenti Ivanov.

Dua që ta dini, shton, se fuqishëm e dënojmë këtë dhunë që ndodhi në Stamboll

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button