Kjo është Marigona, femra e vetme e Njësisë Speciale të Kosovës

I ka rastisur të niset për një festë dhe të përfundojë në aksione plot adrenalinë, ku sfidohet krimi dhe shpëtohen jetë.

Arenat sportive i ka ndërruar me terrene më të rrezikshme. E ka lënë boksin e karatenë – ani pse gjatë karrierës në sport ka marrë medalje ndërkombëtare – për të dalë në fushën ku rreziku është i një tjetër dimensioni. Ishte një Marigonë që qëndisi flamurin kuq e zi dhe tani është një tjetër Marigonë – e gatshme të japë çdo gjë nga vetja për t’u ndihmuar të pambrojturve, shkruan “Koha Ditore”.

Marigona Beadini është police e Njësisë Speciale Operative (NJSO) të Kosovës. Ndër të rrallat femra të këtij profesioni. Nuk ka munguar as edhe në një aksion, i cili është ndërmarrë (prej që ajo është pjesë e NJSO) ku parandalohen krimet.

Njësisë që ndërhynë në ato situata, të cilat nuk ka mundur t’i rehatojë asnjë tjetër mekanizëm ligjor dhe njerëzor.

Asaj i janë nevojitur vetëm disa minuta kohë për t’u përgatitur dhe bashkuar këtyre aksioneve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button