Cilat janë kërkesat e partive shqiptare kundrejt partive maqedonase?

Gjuha Shqipe të jetë gjuha zyrtare, funksionim binacional të institucioneve, ridefinim i sistemit juridik dhe kushtetues i shtet, zgjerimi i mandatit të PPS. Këto janë pjesë të kërkesave që partitë shqiptare deri më tani kanë ekspozuar në publik si kushte për një koalicion në qeverinë e ardhshme, shkruan Nova, njofton Portalb.mk.

Nga partia BESA thonë se kryesia qendrore e tyre ka vendosë që ata të kenë tre parakushte për fillimine negociatave “Kushtet janë, nën një, në qeverinë e ardhshme nuk do të ketë persona të ndjekur nga PPS dhe Gjykatat ndërkombëtare, nën dy, të hapet diskutimi për ridefinim të plotë të sistemit ligjor dhe kushtetues të shtetit, dhe së treti, marrëveshja për qeveri të jetë transparente për opinionin dhe e kufizuar me kohë “tha zëdhënësi i partisë BESA , Orhan Murtezani.

Ata si parti kërkojnë që karakteri i shtetit  jo vetëm të tërheq rrënjët nga bashkësia etnike Maqedonase, por edhe nga grupet e tjera etnike, në këtë rast të komunitetit Shqiptar. “E njëjta gjë do të zbatohet për simbolet shtetërore, institucionet shtetërore dhe për gjuhën zyrtare”, shtoi ai.

Nga BDI kërkojnë gjuha Shqipe të jetë gjuhë zyrtare, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, buxheti të ndahet në në mënyrë të barabartë , si dhe për të zgjidhur çështjen e emrit të shtetit dhe vendi të integrohet në NATO. Lideri i BDI’s Ali Ahmeti ne emisionin “200” të Alsat M, deklaroi se ka ofruar partive politike shqiptare plan në të cilin prioritet do të jetë axhenda Shqiptare dhe nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët të nënshkruar nga të gjitha partitë shqiptare, njofton Portalb.mk.

“Gjuha si kapitull ka mbetur i papërmbyllur dhe duhet të zgjidhet dhe kjo nuk është çështje e kushtit, por nevojë për komunikim, afrim mes komuniteteve dhe nuk mendoj se kjo është çështje që duhet të sjellë përplasjet mes palëve, por barazia gjuhësore duhet të mirëpritet nga të gjithë komunitetet për shkak se ajo ka të bëje me respektimin e marrëveshjes së Ohrit dhe për respektimin e Kushtetutës “, ka thënë Ahmeti. Sipas tij, çështja e gjuhës dhe çështja e ndarjes së drejtë të buxhetit nuk është një çështje që duhet të trembë njerëzit në Maqedoni.

Ahmetit mohoi se BDI zhvillon negociata me Gruevskin dhe Zaevin.

“Ju them të gjithë shqiptarëve në Maqedoni të mos frikësohen. Vendimi përfundimtar do të reflektojë vullnetin e shumicës të qytetarëve Shqipëtar, për shkak se BDI-ja asnjëherë nuk ka marrë një vendim që është kundër popullit të saj “, ka thënë Ahmeti.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që shteti të mbetet pa një qeveri në qoftë se nuk pranonhen kërkesat e tij për përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij, te partitë Maqedonase duhet të mbizotërojë vetëdija, sepse alternativa më e dëmshme është që shteti të mbetet pa një qeveri.

Nga Aleanca e Shqiptarëve e Zijadin Selës poashtu kërkojnë që gjuha shqipe të jetë zyrtare, funksionim binacional i institucioneve , buxheti të ndahet në bazë të nevojave të komunave dhe zgjatjen e mandatit të PPS.

Nga VMRO-DPMNE dhe LSDM për momentin nuk janë në dispozicion për komente në lidhje me kërkesat e partive shqiptare dhe kushtet që kanë përcaktuar për koalicion dhe përbërjen e qeverisë së ardhshme. Presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor sot tha se ai nuk do të lejojë që Maqedonia të bëhet shtet binacional ose federal. “Kam dëgjuar se kërkohet dygjuhësi në të gjithë territorin, ajo është çështje e mbyllur. Përdorimi zyrtar varet nga statistikat, dhe e vetmja mënyrë për të përcaktuar statistikën eshtë regjistrimi. Pa një regjistrimi të ri nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistikat “, tha Ivanovi, njofton Portalb.mk.

Disa ditë më parë me iniciativën e tij Ahmeti u takua me Aleancën e shqiptarëve të Zijadin Selëes, ku është biseduar mbi një platformë të përbashkët për një shfaqje politike përmes të cilws ata do të luftojnë për të ngritur çështjen e gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj zyrtare. Partitë deklaruan se ata ishin të hapur për koalicion me VMRO-DPMNE dhe me LSDM, por nga partneri i ri në qeveri presin që ti përmbush kërkesat e tyre. BESA më parë hodhi poshtë ftesën nga Ahmeti dhe ata, si PDSH-ja, nuk ka marrë pjesë në këtë takim të thirrur nga Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button