Xhemail Dauti, drejtorit gjeneral i “Dauti Komerc”
Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?
Përgjigjja:
Besoj se do të krijohet një ambient më i suksesshëm për bërjen e biznesit, sidomos pas mbarimit të zgjedhjeve presim të krijohet një qeveri stabile, ku do të vazhdohen në mënyrë të përshpejtuar masat e zhvillimit të hovshëm ekonomik. Objektivi kryesor i vitit 2017 do të jetë përshpejtimi i integrimit të shtetit në Bashkimin Europian dhe NATO, faktor me shumë relevancë që do të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit të bizneseve vendore dhe rritjen e investimeve të huaja.
Padyshim se edhe viti 2017 do të jetë vit i sfidave për bizneset.