Bardhyl Jashari, drejtor i Fondacionit “Metamorfozis”
Pyetja: Çfarë prisni nga 2017-ta?
Përgjigjja:
Janë kohë të paparashikueshme prandaj dhe pres të papriturën, por jam optimist dhe prandaj pres që kriza në Maqedoni të nis të shtjellohet mbarë. Ky proces do të jetë i ngadalshëm dhe përplot sfida, i përcjellë edhe me rezistencë nga të gjitha llojet, por besoj që gjatë vitit 2017 do të tejkalohen dhe Maqedonia do të kthehet vërtetë në binarët e një shteti demokratik që ka vendin në BE.
Kjo nënkupton ndryshim të pushtetit, por edhe ndryshim rrënjësor në mënyrën e qeverisjes dhe të kuptimit për shtetin.