Turqi, urdhërarrest për 70 policë

Prokurorët e Ankarasë kanë lëshuar të enjten fletëarrest për 70 policë nën dyshimin se kanë lidhje me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime anonime nga gjyqësori turk kanë thënë se të dyshuarit akuzohen për atë se gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik, kanë përdorur aplikacionin për mesazhe të koduara ByLock.

Policia e Ankarasë ka nisur një operacion kërkimi në pesë provinca të ndryshme për të arrestuar të kërkuarit, disa nga të cilët më herët ishin pushuar nga puna.

Burimi i lartpërmendur thotë se disa nga të dyshuarit tanimë gjenden prapa grilave të policisë, ndërkohë që operacioni për arrestimin e të dyshuarve tjerë është duke vazhduar.

Rikujtojmë se nën masa të rrepta sigurie të martën filloi procesi i parë gjyqësor për tentativën për grusht shteti më 15 korrik në Turqi.

Njëzet e nëntë policë dolën para panelit gjyqësor të gjykatës së 22-të Penale, me akuza të cilat i ngarkojnë për pjesëmarrje në tentativën e përgjakshme të korrikut për grusht shteti.

Shteti i Turqisë thotë se lideri i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen, është ideator dhe përgjegjës për tentativën e përgjakshme për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të këtij viti, ku u vranë 248 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button