Çavushoglu: Deri më sot SHBA-ja i ka dhënë armë YPG-së kurde

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavuşoglu, duke theksuar se koalicioni ku ndodhet SHBA-ja prej një kohe të caktuar nuk ofron mbështetje nga ajri në operacionin “Mburoja e Eufratit”, tha se deri më sot SHBA-ja i ka dhënë armë YPG-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke iu përgjigjur pyetjeve në A Haber në lidhje me zhvillimet e fundit, Çavuşoğl rreth deklaratës së ambasadës amerikane se nuk i kanë ofruar ndihmë me armë YPG-së, është shprehur:

“Koalicioni ku ndodhet SHBA-ja që prej një kohe të caktuar nuk ofron mbështetje nga ajri ndaj operacionit tonë “Mburoja e Eufratit”. SHBA-ja i jep armë YPG-së. Pikë. Nëse ata shprehen kështu edhe unë këtë kam për të shprehur. Është jashtëzakonisht e qartë. Edhe ata e dinë shumë mirë, por edhe ne e dimë shumë mirë se SHBA-ja i jep armë YPG-së, kryesisht me idenë se do të luftojnë kundër DEASH-it. Edhe ne posedojmë dokumente, por edhe në botë dihet. Për këtë arsye ne duhet të jemi të drejtë. Të paktën nëse shprehen që ‘deri më sot i kemi dhënë armë, kemi kuptuar se kemi bërë gabim’ ne këtë do ta kuptonim, por SHBA-ja deri më sot i ka dhënë armë YPG-së.”

Në lidhje me mos dhënien e mbështetjes së SHBA-ve nga toka apo nga ajri ndaj operacionit “Mburoja e Eufratit” të Forcave të Armatosura të Turqisë, ministri Çavuşoğlu, ka rikujtuar se Turqia në luftën kundër DEASH-it ka hapur bazën e İncirlik-ut.

Pasi ka nënvizuar se Turqia nuk po vëren ndonjë mbështetje pavarësisht se ajo po kryen një luftë serioze kundër DEASH-it në El Bab që është një prej vendeve më kryesore, kryediplomati i Turqisë është shprehur se “Të themi se një ditë ishte kohë e keqe dhe nuk mundët të fluturonin. U bë dita e dytë…Por koalicioni prej kohësh nuk ofron mbështetje. Këtu YPG-ja i bën presion amerikanëve dhe këtë ia kam shprehur edhe John Kerry-t. Sepse e dinë që qëllimi i YPG-së është që të vijë nga ana e Munbixh-it dhe të përpiqet të krijojë këtu një korridor të terrorizmit.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button