Maradona: Ja kush është më i mirë prej futbollistëve

Njëri nga futbollistët më të mirë në historinë e këtij sporti, Diego Armando Maradona, me deklaratën e tij të fundit ka zhgënjyer tifozët e Barcelonës për të cilën dikur ka luajtur dhe vetë.

Gazeta “Sport” nga Katalonja ka shkruar se Maradona ka thënë një “budallallëk të madh” kur ka krahasuar sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi me atë të Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

I pyetur nga një gazetar se kush ka merituar sivjet topin e Artë, Maradona tha se është vështirë të thuhet. “Është e vështirë të thuhet … Dallimi mes tyre është shumë i vogël”, ka thënë Maradona, me çka siç shkruajnë mediat spanjolle, ka zhgënjyer tifozët Barcelonës, të ish-klubit të tij.

Maradona mes tjerash ka dërguar një porosi për Ronaldon dhe Messin duke ju thënë atyre se po mbërrin trashëgimtari i tyre, i cili sipas Maradonës është Neymar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button