Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Në male do të ketë kushte për borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende edhe erë e fuqishme veriore e cila më shumë do të jetë e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit, në pjesët lindore dhe në malet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në dy, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në gjashtë gradë Celsius.

Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende edhe erë e fuqishme veriore.

Temperatura do të lëvizë prej një deri në katër gradë.

Prej nesër shpejtësia e erës pritet gradualisht të zvogëlohet, ndërsa me këtë do të mundësohet edhe ulje e temperaturave të mëngjesit, Për natën e Vitit të Ri pritet mot stabil dhe i thatë. Pastaj në ditët e para të Vitit të Ri vijon periudhë e motit stabil, të thatë dhe të ftohtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button