E vetmja gjë që nuk duhet të bësh asnjëherë kur mban doreza

Me motin që bëhet çdo ditë e më i ftohtë, zgjidhja është sa më shumë veshje: shaje, xhupa, kapuça dhe, doreza, natyrisht. Por para se të veshësh doreza, duhet të kesh parasysh një këshillë nga dermatologët, sepse ndryshe problemet me lëkurën nuk do të jenë të pakta. Nëse vërtet do të ruhesh nga tharja, aknet, por edhe irritimet, por edhe të mbrohesh nga i ftohti, atëherë ji e vëmendshme.

Dermatologët këshillojnë që pas çdo veprimi që bën me duart, është mirë t’i mbulosh ato. Megjithatë, sa herë vesh doreza, ndoshta nuk e kupton se sa shumë gjëra prek. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse sa herë je me doreza nuk duhet të prekësh me to fytyrën. Bakteret që mund të transferohen lehtësisht nga objektet që prek në lëkurën e fytyrës janë vërtet shumë, aq sa shpeshherë mund të krijojnë jo vetëm irritime, por edhe sëmundje të rënda të lëkurës.

Kështu, para se të kruash sytë apo të mbash fytyrën me duar, hiqi dorezat! Dhe laji sa më shpesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button