Partitë politike marrin vërtetimet e mandateve për deputetë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ua ka dorëzuar partive politike vërtetimet e mandateve për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë. KSHZ dhe përfaqësuesit e partive kanë përshëndetur organizimin e zgjedhjeve, raporton Portalb.mk.

“KSHZ vlerëson se zgjedhjet janë organizuar sipas dispozitave ligjore. Zgjedhjet kaluan në ambient demokratik. Dita e zgjedhjeve, gjithashtu kaloi në përputhje me standardet ndërkombëtare, të OSBE-së”, deklaroi Aleksandar Çiçakovski, kreu i KSHZ-së.

“Falënderoj qytetarët, institucionet, posaçërisht KSHZ, që kontribuan me punën e tyre të kemi zgjedhje të organizuara në mënyrë demokratike. Falënderimi shkon edhe për OSBE/ODIHR. Neve si politikanë, si parti politike, na mbetet që të japim kontributin në drejtim të zgjedhjes së krizës politike, me qëllim që vendi të kthehet në rrugën për tu bërë pjesë e strukturave euroatlantike”, deklaroi përfaqësuesi i BDI-së Arbër Ademi.

“Për shkak gjendjes politike. Qëndrimi jonë është që sa më shpejt të thirret seanca konstituive dhe të formohet Qeveria. Ju ishit dëshmitarë se qytetarët votuan për ndryshime”, theksoi Stefan Bogoevski, nga LSDM.

VMRO-DPMNE ka marrë 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, 5 Lëvizja Besa, 3 ASH dhe 2 PDSH. Afati për thirrjen e Kuvendit kalon më 31 janar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button