“Ti je mysliman! Mos festo”: Afishe gjithandej qyteteve të Maqedonisë (Foto)

“Ti je mysliman! Mos Festo”. Afishe me këtë përmbajtje janë shpërndarë dhe ngjitur gjithandej Komunës së Çairit në Shkup, ndërsa pas kësaj “fushatë”, qëndron e ashtuquajtura Iniciativa “Vepro”, shkruan Koha.

“A ka më mirë se dikush me ju largu mëkatit (haramit) e ti të jesh sebep!”, shkruan në një postim të profilit në Facebook kjo iniciativë, ndërsa bën thirrje që të mos festohet ndërrimi i motmoteve. Ndryshe, edhe vjet e parvjet, me rastin e festave të fundvitit, shoqata dhe lëvizje të ndryshme fetare kanë shpërndarë dhe ngjitur afishe që bëjnë thirrje për “bojkot” të festave të Vitit të Ri.

Përveç në Komunën e Çairit, afishe të njëjta ka edhe në shumë qytete tjera të Maqedonisë ku ka mysliman.

vepro

vepro

vepro

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button