Banka Popullore nuk e respekton dygjuhësinë

Bankat nuk lejojnë mbushjen e flet pagesave në gjuhën shqipe,  informojnë se kjo që bëhet për shkak se është nga Banka Popullore e Maqedonisë.

Halkbank për të cilën u ankuan studentët shqiptarë se nuk pranon fletëpagesa në gjuhën shqipe jep sqarim në lidhje me këtë çështje.

“Fletëpagesat duhet patjetër të mbushen në gjuhën maqedonase, jemi të informuar për këtë rast dhe e dimë që janë kthyer studentët që I kanë plotësuar ato shqip, por ky është një ligj që gjitha bankat duhet respektuar”, thonë nga sektori për informim në Halkbank.

Juristi Nazmi Maliqi, këtë ligj e vlerëson si diskriminuar dhe sugjeron që banka të ndryshojë ligjet.

“Banka popullore duhet të ndryshojë ligjet dhe të respektoj gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni dhe në këtë rast të lejojë mbushjen e fletëparaqitjeve në gjuhën shqipe”, tha për Portalb, Maliqi.

Ai shtoi se sidomos në vendet ku shumica janë shqiptarë me doemos duhet të respektohet ,ligji i dygjuhësisë.

“Ligji duhet të respektohet dhe Banka Popullore nuk është përjashtim. Gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare në të gjitha institucionet e sidomos te ato që janë në një vend me shumicë shqiptare”, theksoi Maliqi.

Ndërkaq, kohë më parë gjatë aftit të paraqitjes së semestrit, studentët e USHT-së u ankuan se nëse plotësonin fletëpagesat shqip, ato nuk pranoheshin dhe nga ata kërkoheshe që ato të plotësohen në gjuhën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button