Afishe për vdekjen e Tome Axhiev, ai pinte kafe në Manastir

Në Manastir sot janë vendosur një numër i madh i afisheve se ka vdekur njeriu i parë i Komisionit për lustrim Tome Axhiev.

Lajmi për gjoja vdekjen e Axhiev është shpërndarë menjëherë në Manastir.

Derisa qytetarët e Manastirin kërkonin përgjigje për arsyet e vdekjes së tij, Axhiev me shokët e tij pinte kafe në një nga restorantet e qytetit në Çarshinë e Manastirit.

Kur u kuptua që Axhiev është gjallë menjëherë janë larguar afishet për vdekjen e tij. 

Nga policia deri më tani nuk dëshirojnë të komentojnë se kush e ka menduar këtë informacion por thonë se hetimet po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button