Kuvendi ju ka borxh 500 mijë euro deputetëve

Kuvendi ju ka borxh më shumë se 500 mijë euro deputetëve që jetojnë jashtë Shkupit, si kompensim për shpenzimet e udhëtimit për shfrytëzimin e veturave personale. 

Për këtë shkak, të zgjedhurit e popullit për çdo ardhje në Shkup fitojnë kompensim prej 30 përqind nga çmimi i naftës për çdo kilometër të kaluar, shkruan Utrinski Vesnik.

Sipas informacioneve nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit, deputetët këtë kompensim nuk e kanë marr nga muaji qershor i vitit 2013. 

Deputetët thonë se shkaku i mospagesës së harxhimeve është mungesa e të hollave në llogarinë e Kuvendit po nga Kuvendi thonë se nuk behet fjalë për një gjë të tillë por për shkak të moskopletimit të dokumentacioneve.

Lajme të ngjashme

Back to top button