Good morning from Roma

Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Malësia e Madhe, Afërdita Dreshaj nuk po e lë anash kënaqësinë e saj, madje duke iu referuar faqes së saj zyrtare në Twitter, këngëtarja nuk ndale duke udhëtuar e duke shëtitur.

Pas udhëtimeve të saj të një pas njëshme në Tiranë, Prishtinë, Turqi e Amerikë, këngëtarja kësaj radhe bën me dije se ka marrë rrugë për në Itali. “Godmorning from Roma”, kishte shkruar ajo në Twitter, ndërsa nuk ka bërë më dije se në shoqërinë e kujt ka udhëtuar për në qytetin e dashurisë.

Në anën tjetër edhe pse nuk ka konfirmuar një gjë të tillë, ajo herë pas herë lë të kuptojmë se Afërdita po jeton çaste të bukura dashurie.

Lajme të ngjashme

Back to top button