Lëndohen katër persona në një aksident në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit

Katër persona janë lënduar, nga të cilët njëri më rëndë, në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 9 e 10 minuta në rrugën rajonale Tetovë – Kodra e Diellit, në afërsi të fshatit Gajre, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Në aksident kanë marrë pjesë një automjet “Polo” me targa të Tetovës i drejtuar nga Sh.F. (35) nga Bozovce dhe një autobus “Daf” me targa të Tetovës që e ka drejtuar N.I. (60) nga Tetova.

Sipas Josifovskit, pas autorizimeve të prokurorit publik, policia ka kryer ekspertizë dhe ka ndërmarrë aktivitete për ndriçimin e shkaqeve dhe gjithçka tjetër të ndërlidhur me fatkeqësinë. Dëmi i përgjithshëm material vlerësohet në rreth 80 mijë denarë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button