LSDM: Gjobë prej 35 mijë eurove për profesorët e padëgjueshëm

Pasi që qeveria e Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE ka okupuar pothuajse të gjitha mediat e vendit tani ka vënë nën kontroll edhe institucionin e vetëm për liri të shprehjes- Universitetin, thuhet në deklaratën me shkrim të LSDM-së.

Me ndryshimet e ligjit për arsim të lartë që është miratuar mbrëmë me procedurë të përshpejtuar, fjala gjobë është shënuar 25 herë.

Gjobat janë parashikuar nëse ndonjë profesor nuk ka kyçur në programin studentor një nga librat e përkthyera të projektit katastrofal të qeverisë për përkthim të librave, thonë nga LSDM.

Gjobat parashikohen që të jenë nga 1 mijë në 35 mijë euro për profesor apo institucion akademik.
Sipas LSDM-së me këtë ligj qeveria ka bërë një dëm të madh në sistemin e arsimimit të lartë.

Lajme të ngjashme

Back to top button