Komuna e Strugës shlyen borxhet e vjetra, paguhen edhe vonesat e kamatave

Vazhdojnë te zbulohen parregullsi dhe dështime të bartura nga garnitura e vjetër e Komunës së Strugës, thuhet në komunikatën e lëshuar nga shërbimi për informim i kësja komune.

“Sot pas rreth 2 viteve Komuna e Strugës pagoi faturën prej 200 000 denarësh në drejtim të një subjekti privat në mbështetje të Festivalit të Këngëve dhe Valleve të Përpunuara Popullore “Këngë Jeho”.

“Në rast se në vitet e kaluara festivalin në fjalë, e kemi parë në rënie, duhet thënë se edhe vetë ato realizime janë kryer me borxhe që edhe sot paguhen. Kështu, fatura prej 200 000 den. e dt.31.07.2012 drejtuar nga një subjekt privat, në sajë të realizimit të këtij aktiviteti u shlye vetëm sot. Edhe pse ky aktivitet është proklamuar si sukses i qeverisjes paraprake lokale, sot del ndryshe”, thuhet në komunikatë. 

“Edhe ato tentativa për sponsorizimin e kulturës dolën që janë veç fjalë boshe! Veç të tjerave, duhet theksuar se qytetarët e Strugës janë dëmtuar në disa drejtime. Dëmi i subjektit privat reflekton në suksesin e ” Këngë Jeho”-s si institucion, duke qenë se bëhet i vështirë bashkëpunimi në një klimë mosbesimi ndërmjet këtij institucioni , sektorit privat dhe sponsorit publik, që në këtë rast ka qenë Komuna e Strugës”, thuhet në komunikatë.

Në këtë rast, përveç borxhit nëpërmjet vendimit gjyqësor nga buxheti i Komunës së Strugës, përkatësisht nga paratë e taksa paguesve struganë, Komuna e Strugës detyrohet të paguajë edhe interesat e kamat vonesave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button