Kryetari i RDK-së Rufi Osmani nënshkruan peticionin e ish ushtarëve të UÇK-së

Kryetari i RDK-së Rufi Osmani së bashku me disa bashkëpunëtorë nënshkroi peticionin e ish ushtarëve të UÇK-së drejtuar institucioneve ndërkombëtare. Me këtë rast kryetari Osmani theksoi: 

“Sot jam këtu që nëpërmjet nënshkrimit tim si shqiptarë dhe si përfaqësues i 30 mijë votuesve të RDK-së të japi firmën në përkrahje të kësaj iniciative tepër sublime. Kjo iniciative synon të sensibilizon institucionet ndërkombëtare për të zgjedhur statusin social dhe kombëtar të kësaj kategorie të shqiptarëve që në vitin 2001 veshën uniformën e UÇK-së dhe ishin të përgatitur të flijojnë jetën e tyre me mision zgjedhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni”.

Ai tha se, këto patriot të vërtet sot janë margjinalizuar në tërësi duke u transformuar në raste të rënda sociale dhe njerëzore nga udhëheqësit e ish UÇK-së që sot janë pjesë e qeverisë BDI-VMRO.

“Kjo pjesë e kombit shqiptarë që së bashku me dëshmorët e kombit janë ndërgjegjja e vrarë e politikës qeveritare dhe përfaqëson dështimin e rëndë të BDI-së zyrtare , përfaqësuesit e të cilës strukturë të zhytur në krim dhe korrupsion të thellë institucional duke sakrifikuar të tashmen dhe të ardhmen e kombit shqiptarë në Maqedoni për interesa individuale dhe klanore kriminal”, tha Rufi Osmani.

Duke besuar fuqishëm se drejtësia vonon por një ditë e vërteta fiton, Osmani  uroj që këto shqiptarë të devotshëm të ruajnë vullnetin dhe besimin se e vërteta e tyre një ditë do të merr rehabilitimin e vërtet dhe vendin e merituar në kujtesën institucionale të kombit shqiptarë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button