KSHZ, regjistri zgjedhor do të jete edhe në shqip

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) mbajti mbledhjen e 62 ku janë sjellur disa vendime dhe konstatime të reja. Ndër më kryesoret siç potencoi nënkryetari Subhi Jakupi, është se në këto zgjedhje do të praktikohen përvojat e Shqipërisë që i kanë marrë gjatë takimit të realizuar kohë më parë.

‘Konstatimi i ngjyrës së dukshme dhe karakteristikat e saj, që do të përdoretpër herë të parë në Zgjedhjet e vitit 2014, nëtë cilën ne kemi marr një përvojë nga ajo që kemi pasur takim me Komisionit Qendror në Shqipëri, dhe morrëm performancat e tyre dhe çështjen se kjo ngjyrë çfare efikasiteti ka pasur dhe ne konstatuam që ngjyrë e ngjashme që është përdorur në Shqipëri do të përdoret edhe në Zgjedhjet tona në Maqedoni’ tha Jakupi.

KSHZ-ja në mbledhjen e fundit ka konstatuar edhe mënyrën se si do të duket regjistri zgjedhor.

“Konstatuam se në Komunat që janë me mbi 20 për qind, regjistri zgjedhor do të jetë i shtypur në gjuhën e etniteve të cilat i lejon ligji’ tha Jakupi.

KSHZ-ja gjithashtu solli dy rregullore që janë të parapara për votimin e të sëmurëve, të atyre që janë me aftësi të kufizuara, të burgosur./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button