BDI-ja, analizon rrethanat për zgjedhje të parakohshme

BDI-ja, analizon rrethanat që mund të ndikojnë në zgjidhjen çështjes së emrit, për të pasur zgjedhje të parakohshme, ka deklaruar kryetari Ahmeti gjatë takimit me ambasadorin sllovak.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka takuar sot në Tetovë, Martin Bezak, Ambasador i Slovakisë në Maqedoni.

Në lidhje me zgjedhjet Presidenciale, Kryetari Ahmeti theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim ka prezantuar nismën për arritje të një konsensusi midis dy partive që bartin legjitimitetin tek dy komunitetet shumicë në Maqedoni për të propozuar një kandidat të përbashkët, të pranueshëm për të gjithë qytetarët. Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbetemi konsekuent ndaj kësaj ideje sepse konsiderojmë që ky konsensus midis dy palëve që kanë legjitimitetin tek komunitetet shumicë do të kontribuojë në stabilitetin e vendit, pajtimin, marrëdhëniet ndëretnike.

Sa i përket zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare, të gjitha strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të angazhuara për t’i analizuar të gjitha rrethanat e mundshme që mund të ndikojnë mbi procesin e zgjedhjes së çështjes së emrit, përfshirë zhvillimet në vend, por edhe në rajon, me theks të veçantë mbi zgjedhjet e muajt maj në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian për parlamentin Evropian që do të sjellin edhe ndryshime në institucionet e unionit, por edhe zgjedhjet lokale në Greqi që do të mbahen po ashtu në maj të këtij viti, etj.

Prioritet absolut i BDIsë mbetet integrimi në NATO dhe Bashkimi Evropian dhe çdo vendim i joni do të jetë në përputhje me këtë synim strategjik të të gjithë qytetarëve si dhe në komunikim intensiv me miqtë tanë ndërkombëtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button