Soni Malaj tregon të vërtetën, ja pse u nda nga Mirko

Pas disa viteve martesë, nga e cila erdhi në jetë edhe vajza e tyre Anna, Soni Malaj i dha fund romancës me balerinin italian Mirko Luçarelli në 2015-ën. Këngëtarja pranoi publikisht vitin e shkuar se martesa e saj kishte marrë fund, ndërsa ishte mjaft evazive sa i takonin arsyeve të ndarjes.

Përpos thashethemeve të shumta që flisnin për xhelozi, distancë dhe positivitetin e Mirkos, Soni më në fund tregon të vërtetën. Gjatë një interviste për “Express Rozë”, e pyetur nga një prej fansave të saj për arsyet e ndarjes, këngëtarja është shprehur, “Nuk e di pse jam ndarë, vërtetë nuk e di. Ndarja nuk erdhi nga unë”, duke rrëfyer kështu qartë që në të vërtetë ishte Mirko ai që i kishte dhënë fund martesës.

E me sa duket, italiani, që u bë i njohur edhe në Shqipëri si balerin, nuk i ka dhënë shumë shpjegime për arsyet e tij Sonit, të cilës i është dashur të pranojë faktin se gjithçka kishte marrë fund. Sidoqoftë, Soni Malaj e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe tashmë është fejuar me Klevin, një biznesmen nga Tirana me të cilin është tejet e dashuruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button