Funksionarë të VMRO-DPMNE-së të ftuar në bisedë informative për korruptim të votuesve

Ditëve të fundit 7-8 persona nga Komiteti Komunal i VMRO-DPMNE-së, janë ftuar në bisedë informative në SPB Shkup, për shkak të dyshimit për korruptim të votuesve, shkruan “Sakamdakazam”, transmeton Portalb.

Policia ka vepruar në bazë bë paraqitjes anonime të një qytetari dhe fjalëve se anëtarë të theksuar të partisë dhe funksionarë kanë shkuar në terren dhe kanë ofruar ryshfet për votuesit. Për çfarë ryshfeti bëhet fjalë nuk zbulojnë.

Nga partia kanë konfirmuar se anëtarët e theksuar dhe funksionarë  janë të ftuar në bisedim në polici dhe vlerësojnë se atë e bëjnë për trysni psikologjike pa argumente. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button