Kasami gjatë takimit me Plomp, zbuloi kushtet e Lëvizjes BESA për hyrje në Qeveri (VIDEO)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot realizoi një takim miqësor me ambasadorin holandez, Villem Vouter Plomp.

Gjatë këtij takimi miqësor u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Me këtë rast kryetari Kasami e ka njoftuar ambasadorin Plomp për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme, duke theksuar se parakushtet themelore që BESA të diskutojë për mundësinë e përfshirjes në qeveri janë tri: se BESA pranon të marrë pjesë në qeverisje vetëm nëse në të nuk ka figura politike të inkriminuara dhe të dyshuara nga Prokuroria Speciale Publike; se BESA pranon të jetë e pjesë e bisedimeve për qeverisje vetëm nëse pranohet diskutimin për RIDEFINIMIN e sistemit juridiko-kushtetues të shtetit dhe se BESA do të pranojë të bëhet pjesë e qeverisjes vetëm nëse marrëveshja qeveritare do të jetë transparente për publikun dhe e afatizuar. Takime të këtilla janë duke u realizuar intensivisht nga Lëvizja Besa me diplomatë ndërkombëtarë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button