Shkupi shalli sportistët më të mirë për vitin 2016

Edhe një mirënjohje tjetër për sportistët Elmedin Sejfullahu dhe Arbëresha Rexhepi, të cilët tani ishin në mesin e sportistëve më të dalluar të rinj nga Qyteti i Shkupit.

Elmedin Sejfullahu ditë më parë kishte marrë shpërblim nga Shoqata e Sporteve të Shkupit, si një nga sportistët më të mirë të kryeqendrës tonë, ndërsa sot erdhi edhe një shpërblim tjetër për arritjet gjatë 12 muajve të kaluara.

Për Portalb.mk, Sejfullahu është shprehur i kënaqur me rezultatet e arritura gjatë këtij viti, duke e përmendur edhe mundin e kryesisë së Klubit Liria dhe të gjithë stafit.

“Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që u zgjodha në një ndër sportistët më të mirë të Shkupit dhe ky është një privilegj shumë i madh për mua. Së pari falënderoj KM Liria dhe të gjithë stafin që me punë e arritëm këtë sukses, duke shpresuar që vitin e ardhshëm të shënojë suksese edhe më të mëdha”, ka thënë për Portalb.mk, mundësi Sejfullahu.

Te gjitha këto mirënjohje për Elmedinin, flasin për rezultatet kulmore që ai i arriti gjatë këtij viti, ndërsa të premten në mbrëmje, Sejfullahu është i nominuar për sportist më të mirë edhe nga Agjencioni për rini dhe Sport i Maqedonisë. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button